Indi: Alarm për ciklon, evakouhen 500 mijë njerëz

Indi: Alarm për ciklon, evakouhen 500 mijë njerëz

14:44, 24/05/2021

Autoritetet indiane kanë urdhëruar evakuimin e rreth gjysmë milioni njerëzve përpara një cikloni të mundshëm që mund të godasë Gjirin e Bengalit, raportoi Agence France-Presse.

Cikloni Jas pritet të godasë shtetet e Bengalit Lindor dhe Odisha të mërkurën.

Ky ciklon do të pasohet nga erëra prej 185 kilometrash në orë.

Bangladeshi fqinj është në gatishmëri.

Ndërkohë kujtojmë se të paktën 155 njerëz u vranë javën e kaluar në një ciklon Tauktae në Indinë perëndimore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco