Kryeministri britanik Johnson shpërndan ftesat e dasmës: Martohet verën e ardhshme

Kryeministri britanik Johnson shpërndan ftesat e dasmës: Martohet verën e ardhshme

14:10, 24/05/2021

Londër -  Kryeministri britanik Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds u kanë dërguar ftesa martese familjes dhe miqve për 30 korrik 2022, raportoi Sun të dielën.

Detajet e destinacionit të dasmës së çiftit mbeten një sekret i ruajtur fort.

Në shkurt të vitit 2020, Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds thanë se ishin fejuar sepse donin të martoheshin.

Johnson, 56 vjeç dhe Symonds, 33 vjeçe, kanë jetuar së bashku në Doëning Street që kur Johnson u bë kryeministër në 2019. Ata kanë një djalë të quajtur Ëilfred Laërie Nicholas Johnson, i lindur vitin e kaluar.

Johnson, i njohur për pamjen e tij të shkujdesur dhe oratorinë e shkëlqyer, më parë ka qënë i martuar me Marina Ëheeler, me të cilën ka katër fëmijë. Ata njoftuan në shtator 2018 se ishin ndarë dhe do të divorcoheshin pas 25 vitesh martesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco