Kroacia në prag të heqjes së masave epidemiologjike

Kroacia në prag të heqjes së masave epidemiologjike

13:34, 24/05/2021

Kroacia është në prag të heqjes së masave epidemiologjike kundër përhapjes së infeksionit të koronavirusit dhe kreu i Shtabit të Mbrojtjes Civile, Davor Bozinovic, njoftoi sot se pjesët e mbyllura të objekteve të hotelierisë mund të hapen që të Mërkurën.

 

Bozinoviç tha në konferencën për shtyp se situata e përgjithshme epidemiologjike dhe numri i qytetarëve të vaksinuar mundësojnë lehtësimin gradual të masave epidemiologjike.

Masat e reja ndoshta do të miratohen me vlefshmëri nga mesi i qershorit, tha Bozinoviç.

Përveç hapjes së paralajmëruar të pjesës së mbyllur të objekteve të hotelierisë, Božinović tha se numri i njerëzve në tubime do të rritet në 100, në vend të 25 të mëparshmëve.

Bozinoviç, i cili është gjithashtu Ministri i Brendshëm, njoftoi gjithashtu hapjen e disa panaireve që mbahen jashtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco