4 familje të përfshira në tragjedinë e teleferikut në Itali

4 familje të përfshira në tragjedinë e teleferikut në Itali

22:08, 23/05/2021

Tragjedia e teleferikut në Mottarone goditi katër familje; dy banojnë në Lombardi, një në Emilia Romagna dhe një në Kalabri. Në veçanti, një familje me banim në Pavia që ishte me origjinë izraelite.

Roberta Pistolato që mbushi sot 40 vjeçe dhe Angelo Vito Gasparro, 45 vjeç, ishin bashkëshortë që jetonin në Piacentino, të dy me origjinë nga Bari. Çifti, i cili kishte qenë në Castelsangiovanni për disa kohë, ishte në një udhëtim në Liqenin Maggiore për të festuar ditëlindjen e saj.

40-vjeçarja i dërgoi motrës së saj mesazhin e fundit me tekst: ‘Ne do të ngjitemi në teleferik’. Roberta mjeke dhe punonte në autoritetin shëndetësor lokal të Piacenzas.

Silvia Malnati, 27, dhe Alessandro Merlo, 29, ishin dy të dashur nga Varese. Silvia Malnati ishte e punësuar në dyqanin e kozmetikës ‘Kiko’ në Milano. Të pasionuar pas natyrës, detit dhe maleve, ata ishin larguar së bashku për një udhëtim jashtë qytetit, mbase i pari në fund të vitit të gjatë të mbylljeve dhe kishin zgjedhur malin që ngrihet midis liqenit Maggiore dhe liqenit Orta.

Serena Cosentino, vajza 27-vjeçare nga Diamante, ishte zhvendosur në Verbania disa muaj më parë ku kishte fituar një konkurs si studiuese në Institutin CNR për Kërkimin e Ujit. Më parë ajo kishte studiuar në Sapienza në Romë.

I dashuri i saj Mohammadreza Shahaisavandi (23), iranian, gjithashtu vdiq në aksident. Edhe ai ishte banor i Diamante, por jetoi në Romë, ku edhe studioi. Djali kishte shkuar për të takuar të dashurën e tij në Verbania dhe së bashku kishin shkuar në një udhëtim në Mottarone.

Serena kishte festuar ditëlindjen më 4 maj.

Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua thuajse plotësisht nga aksidenti.

Në fakt, lista e viktimave përfshin Amit Biran, 30 vjeç, banues në Pavia, gruan e tij Tal Peleg, 26 vjeç dhe djalin e tyre Tom, 2 vjeç. Djali tjetër i çiftit, i cili ishte me ta, u transportua në kushte shumë të rënda në spitalin Regina Margherita në Torino por nuk dihet ende nëse ai është fëmija i mbijetuar.

Me ta ishin edhe stërgjyshërit e familjes; Itshak Cohen, 82 vjeç dhe gruaja e tij Barbara Cohen Konisky, 70 vjeç.

Ata kishin mbërritur në Pavia disa ditë më parë për të takuar të afërmit e tyre. Të gjithë kishin shkuar në Piemonte për një udhëtim në Mottarone.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco