BE paralajmërim ndaj Bjellorusisë: Çdo shkelje do përballet me pasojat

BE paralajmërim ndaj Bjellorusisë: Çdo shkelje do përballet me pasojat

19:11, 23/05/2021

Bashkimi Europian, ka paralajmëruar Bjellorusinë, se do të ketë pasoja të rënda nëse nuk do të lejojë rinisjen e fluturimit të avionit të kompanisë Ryanair, drejt kryeqytetit të Lituanisë me të gjithë pasagjerët në bord.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar nëpërmjet një deklaratë në të cilën shprehet:

“Është tmerrësiht e papranueshme që të detyrosh një avion të nisur nga Athina për në Vilnius për t’u ulur në Minsk.”

 

Von der Leyen, kërkoi nga Bjellorusia, që në bordin e avionit që do të riniset në Lituani, të jetë edhe gazetari opozitar bjellorus, i arrestuar nga autoritetet vendase.

“Të gjithë pasagjerët duhet të jenë në gjendje që të vazhdojnë udhëtimin e tyre menjëherë dhe të sigurtë drejt Vilniusit. Çdo shkelje e rregullave në transportin ajror ndërkombëtar duhet të përballet me pasojat.”- thotë Presidentja e KE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco