Greqi/ 877 raste të reja dhe 38 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Greqi/ 877 raste të reja dhe 38 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

17:38, 23/05/2021

Është rritur numri i rasteve të reja me Covid në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 38 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 877 raste të reja.

Ndërkohë në spital ndodhen në kujdes intensiv 569 persona, ndërsa vetëm në orët e fundit janë shtruar 229 persona.

Rastet e reja janë konfirmuar 470 raste në Atikë, 144 në qendër të Athinës, 69 në sektorin verior , 79 në sektorin perëndimor dhe 60 në Pire dhe 90 raste u zbuluan në Selanik .

Nga fillimi i pandemisë e deri tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 389806 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 11772 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco