Pacientit në Austri  i pritet këmba e gabuar gjatë operacionit/ Mjekët: Ishte një gabim njerëzor

Pacientit në Austri i pritet këmba e gabuar gjatë operacionit/ Mjekët: Ishte një gabim njerëzor

16:30, 23/05/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Austri, ku një burri të moshuar i ishte prerë këmba e gabuar gjatë operacionit.

Të moshuarit do t’ hiqej këmba e djathtë, por në vend të kësaj, për shkak të “gabimit njerëzor”, u pre këmba e djathtë, tha Klinika Freistadt, të premten.

 

Punonjësi i spitalit, gabimisht vendosi një shenjë para operacionit në këmbën e gabuar, tha spitali.

“Ishte e enjte në mëngjes, ku gjatë mjekimit të plagës, u zbulua gabimi tragjik, i shkaktuar nga gabimi njërëzor”, tha një deklaratë nga klinika, e cila ndodhet afër kufirit të Austrisë me Republikën Çeke.

Pacienti vuante nga “gjendje të shumta mjekësore” dhe sëmundjet prekën të dyja këmbët. Pas gabimit, burrit iu desh të hiqte edhe këmbën e duhur.

 

“Një kombinim katastrofik i rrethanave çoi në heqjen e këmbës së djathtë të pacientit në vend të të majtës”- thuhej në deklaratën e spitalit.

Familja e burrit është informuar dhe atyre u është ofruar mbështetje psikologjike, ndërsa spitali gjithashtu i ka dërguar prokurorit publik të rajonit detajet e incidentit.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të zbardhur çështjen, për të hetuar të gjitha proceset e brendshme dhe për t’i analizuar ato në mënyrë kritike. Çdo hap i nevojshëm do të merret menjëherë”- thuhej në deklaratë, ndërsa kirurgu i përfshirë nuk është aktualisht në detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco