Situata/ Zjarri në Greqi,brenda tre ditëve u dogjën  mbi 71 mijë hektarë

Situata/ Zjarri në Greqi,brenda tre ditëve u dogjën mbi 71 mijë hektarë

14:42, 23/05/2021

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet greke rreth 71,285 hektarë u dogjën në Korinthin lidnor dhe Atikën perëndimore, që kur shpërtheu vatra e zjarrit të mërkurën.

Zjarri gjatë tre ditëve, sipas Meteo i Observatorit Kombëtar të Athinës, disa orë mori përmasa ekstreme për shkak të favorizimit nga erërat.

Të dhënat e fundit për zonat e djegura dolën nga një analizë nga Agjencia Evropiane e Menaxhimit të Emergjencave (EMS).

Imazhe me rezolucion të lartë nga sateliti evropian Pleiades-1B të shtunën në mëngjes tregojnë se rreth 41,400 hektarë pyje, 12,370 hektarë të korra dhe 11,870 hektarë kullota u dogjën. Është vlerësuar gjithashtu se 279 njerëz ishin prekur drejtpërdrejt nga zjarri, si dhe 373 shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco