Një nga regjionet më të bukura të botës po shkatërrohet për përfitime të Kinës

Një nga regjionet më të bukura të botës po shkatërrohet për përfitime të Kinës

09:35, 23/05/2021

Konsiderohet si një nga regjionet me të mrekullueshme në botë.

Wakhan Corridor në Afganistan mbetet një nga regjionet e fundit që akoma nuk është prekur nga rrugët moderne të jetës.

Kjo është për shkak të vetmisë së saj dhe historisë së fundit komplekse të Afganistanit; mirëpo kjo do të ndryshojë me ndërtimin e një rruge kryesore kineze që kalon direkt përmes luginës, kështu duke u shkatërruar për përfitime të shtetit kinez, shkruan Euronews.

Por çfarë është korridori Wakhan (Wakhan Corridor)?

Korridori Wakhan shtrihet në cepin e largët veri-lindor të Afganistanit.

Rripi i ngushtë i tokës dikur lidhi zonën mes Perandorive Britanike dhe Ruse dhe kishte një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike gjatë ‘Lojërave të Mëdha’ të shekullit të 19-të.

Aktualisht populli nomad Kirgistan – i cili jeton në skajin Lindor të Korridorit Wakhan është katër ditë larg nga qyteti më i afërt. Kjo e tregon edhe largësinë që ky regjion ka me qytete.

Pse Kina po ndërton një rrugë përmes saj?

Si pjesë e projektit të Kinës për infrastrukturën e Azisë Qendrore që është hartuar për të lëvizur mallrat kineze në Evropë në një numër më të madh, një rrugë lidhëse do të ndërtohet direkt përmes Luginës së Wakhan në Afganistan.

Kina ndan një kufi të gjerë prej 46 kilometrash në majë të Korridorit Wakhan ku do të ndërtohet rruga.

Para se kjo rrugë të ndërtohet dhe ky regjion i mrekullueshëm të shkatërrohet, akoma edhe për pak kohë mund të vizitohet.

Një pjesë e vogël e operatorëve turistikë aventureskë ofrojnë udhëtime në rajonin Wakhan. Një prej tyre janë kufijtë e pangatërruar të cilët pranojnë deri në 200 eksplorues të guximshëm në këtë territor çdo vit.

Këta eksplorues njoftohen me bukuritë e rralla të këtij regjioni dhe mikpritjen bujare nga populli nomad Kirgistan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco