Rekord historik në Gjermani, flet Lewandowski: Më duket sikur jam në një film fantazie!

Rekord historik në Gjermani, flet Lewandowski: Më duket sikur jam në një film fantazie!

22:37, 22/05/2021

Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich, ka thyer me 41 gola të shënuar në një sezon të Bundesligas rekordin e Gerd Muller.

Polaku e ka komentuar me këto fjalë golin e shënuar në minutën e 90-të kundër Augsburg-ut:

“Më duket sikur jam në një film fantastiko-shkencor. Jam pa fjalë. Për 90 minuta kam provuar të shënojë, por nuk ia kam dalë, më pas e kam bërë në minutën e fundit”, ka thënë Lewa.

“I jam mirënjohës skuadrës sime që ka bërë gjithçka është e mundur që të shënoja këtë gol. Ia dedikoj golin dhe rekordin mamasë sime që feston ditëlindjen dhe trajnerit Flick”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco