VIDEO/ Zjarri në Schinos: Imazhe të trishtueshme nga droni pas katastrofës

VIDEO/ Zjarri në Schinos: Imazhe të trishtueshme nga droni pas katastrofës

17:31, 22/05/2021

Një katastrofë e madhe mjedisore dhe ekonomike është shkaktuar nga zjarri qw shpwrtheu nw Schinos, Korinth dhe dogji malet Geraneia.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve foli për zjarrin e madh në Malet Geraneia mwngjesin e sw shtunws.

Siç tha Stefanos Kolokouris: “ ishte një nga zjarret më të mëdha të 20-30 viteve të fundit në një muaj të tillë, kur  sezoni i zjarreve nuk ka filluar mirë. Zjarri ishte në një zonë që ishte jashtëzakonisht e paarritshme, megjithatë që nga dita e dytë kemi arritur ta fikim”.

Lidhur me shkaqet e zjarrit, kreu i Brigadës së Zjarrfikësve deklaroi se "e vetmja gjë e sigurt është se zjarri filloi nga djegia e degëve. Nuk mund të jetë neglizhencë, kur e dini që sezoni i zjarrit fillon më 1 maj dhe që atëherë nuk duhet të përdoret asnjë flakë, sepse mund të shkaktojë zjarr”.

"Ajo që luajti një rol të madh ishte forca e madhe e erërave që arritën 8 Beaufort, të cilat ngritën zjarrin nw mal dhe forcat tokësore nuk kishin qasje në të," tha Z. Kolokouris, duke iu përgjigjur kritikave të numrit  avionët ishin në dispozicion,“Zjarri ka filluar natën dhe për këtë arsye nuk ka pasur mundësi të ndërhyrjes ajrore. Forcat tokësore, të cilët mbërritën në kohë, arritën të kontrollonin pjesën më të madhe të zjarrit, por në një moment zjarri pwrfshiu  luginën, në një pikë ku nuk kishte rrugë dhe do të ishte e rrezikshme për këdo që të afrohej,  në rast të ndryshimit të drejtimit të erës ".   

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco