Amerikanëve u bëhet thirrje të mos i puthin pulat

Amerikanëve u bëhet thirrje të mos i puthin pulat

16:37, 22/05/2021

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), u ka kërkuar njerëzve që të përmbahen nga puthja e pulave të gjalla, pas një frike nga shpërthimi i sëmundjes të cilën e shkakton  salmonela, një bakterie e cila zakonisht gjendet në mishin e pagatuar të pulës.

Kjo qendër në bashkëpunim me zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë shpërthimet e salmonelës, pasi 163 njerëz u raportuan të sëmurë në 43 shtete. 

Infeksionet sipas kësaj qendre, janë të lidhura përmes kontaktit me pulat e oborrit të shtëpisë.

“Mos i puthni ose shtrëngoni zogjtë, pasi kjo mund të përhapë mikrobe në gojën tuaj dhe t’iu të sëmurë”, ka thënë agjencia shëndetësore, duke paralajmëruar që pulat dhe rosat, mund të mbajnë mikrobe të salmonelës, edhe në qoftë se ato duken të shëndetshme dhe të pastra, dhe këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht në zonat ku ato jetojnë dhe enden.

Rreth 34 persona janë dërguar në spital që nga mesi i shkurtit, por nuk është raportuar asnjë vdekje, ndërsa një e treta e njerëzve të raportuar të sëmurë me shpërthimet e fundit, kanë qenë nën moshën pesë vjeçe, ka shtuar kjo agjenci.

Infeksioni nga këto mikrobe, mund të shkaktojë ethe, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por në rastet më të rënda mund të shkaktojnë vdekjen.

Këshillat e CDC, gjithashtu përfshijnë larjen e duarve pasi të bien në kontakt me shpezët dhe parandalimin e fëmijëve nga prekja e zogjve.

Nga ana tjetër, vlerësohet se bakteret e salmonelës, të cilat mund të gjenden në mish të papërpunuar ose të pa gatuar, vezë ose produkte të tjera ushqimore, shkaktojnë rreth 1.35 milionë infeksione dhe 420 vdekje, çdo vit në SHBA.

Ndërkaq, CDC është agjenci publike e SHBA-së e ngarkua për lëshimin e këshillave shëndetësore, ku e njëjta javën e kaluar për shembull ka ndryshuar udhëzimet për maskat e fytyrës, duke thënë se njerëzit që ishin vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, nuk kishin më nevojë për to në shumicën e vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco