Tani, edhe spitalet dhe kompanitë gjermane nën sulmin e hakerave, thotë shefi i Inteligjencës

Tani, edhe spitalet dhe kompanitë gjermane nën sulmin e hakerave, thotë shefi i Inteligjencës

13:53, 22/05/2021

Berlin - Spitalet gjermane mund të jenë në rrezik në rritje nga hakerat, tha të shtunën kreu i agjencisë së sigurisë kibernetike të vendit, pas dy sulmeve dixhitale të profilit të lartë këtë muaj ndaj shërbimit shëndetësor irlandez dhe një tubacioni të karburantit në SHBA.

Operatori i shërbimit shëndetësor të Irlandës mbylli sistemet e tij të IT të premten e kaluar për t'i mbrojtur ata nga një sulm "i rëndësishëm" ransomware, që gjymtoi shërbime diagnostikuese, prishi testimin e COVID-19 dhe detyroi anulimin e shumë takimeve.

Klinikat gjermane janë shënjestruar nga një seri sulmesh kibernetike gjatë pesë viteve të fundit dhe Arne Schoenbohm, presidenti i agjencisë federale të sigurisë kibernetike BSI, i tha gazetës Zeit Online se ai sheh "një rrezik më të madh për spitalet".

Në fillim të majit,  sistemi i tubacioneve të SHBA 5,500 milje (8,850 km) u mbyll pas një prej sulmeve kibernetike më të renda të regjistruara, duke krijuar probleme për miliona fuçi benzinë, naftë dhe karburant avioni.

Schoenbohm tha se shumë biznese gjermane ishin në rrezik në rritje për t'u shënjestruar nga hakerat për shkak të punës në distancë gjatë pandemisë COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco