“Kërpudhat e zeza”, mjekët bëjnë thirrje të shpallet epidemi

“Kërpudhat e zeza”, mjekët bëjnë thirrje të shpallet epidemi

23:37, 20/05/2021

Shtetet e Indisë duhet të deklarojnë një epidemi pas një rritjeje në rastet vdekjeprurëse të “kërpudhave të zeza”, kanë thënë autoritetet shëndetësore të vendit.

Infeksioni i rrallë, i quajtur mukormikozë, ka një normë vdekshmërie prej 50 përqind. Disa njerëz mund të shpëtohen vetëm duke ua hequr një kockë të syrit ose nofullës.

Por muajt e fundit, India pa mijëra raste që prekin pacientët e shëruar dhe të rikuperuar nga COVID-19.

Mjekët dyshojnë se mund të ketë një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar COVID-in.

Diabetikët janë në rrezik të veçantë, dhe mjekët kanë thanë për BBC se ky infeksion godet 12 deri në 15 ditë pas shërimit nga COVID-i, raporton DailyMail, përcjell KlanKosova.tv.

Të enjten, Sekretari i Përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarwal u shkroi 29 shteteve të Indisë duke i kërkuar që ta deklarojnë atë si një epidemi.

Nuk është e qartë saktësisht se sa raste ka pasur në të gjithë vendin, i cili aktualisht është në kthetrat e një vale vdekjeprurëse të dytë nga COVID-19 që ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur.

Mjekët gjithashtu thanë për BBC se ata u detyruan të hiqnin sytë dhe kockat e nofullës së njerëzve, duke u përpjekur të ndalonin përhapjen para se të arrinte në trurin e tyre, duke e lënë kështu pacientin të shpërfytyruar përgjithmonë.

Rritja e rasteve ka çuar në një mungesë të “Amphotericin B”, ilaçi i përdorur për të trajtuar mukormikozën.

Mukormikoza është një infeksion shumë i rrallë. Shkaktohet nga ekspozimi ndaj mykut, i cili zakonisht gjendet në tokë, bimë, pleh organik dhe frutat e perimet në prishje.

“Ushtë e kudogjendur, gjendet në tokë dhe ajër, madje edhe në hundë dhe mukozë të njerëzve të shëndetshëm”, thotë Dr. Akshay Nair, një kirurg syri me bazë në Mumbai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco