India ka raportuar ditën e sotme 276,110 raste të reja në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 25,772,440, sipas shifrave të publikuara nga ministria e shëndetësisë.
Vendi raportoi gjithashtu 3,874 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 287,122.
Ditën e djeshme, më 19 maj, India shënoi një rekord të ri në numrin e viktimave me më shumë se 4500 viktima në 24 orë. Numri i vdekjeve të raportuara çdo ditë në vend ka qenë vazhdimisht mbi 3,000 që nga 28 Prilli.
186.9 milion doza janë administruar që kur India filloi fushatën e saj të vaksinimit më 16 janar.
Të mërkurën, u administruan 1,145,569 doza vaksinash.
© SYRI.net