Protestat kundër grushtit të shtetit në Mianmar/ Rritet në 805 numri i viktimave

Protestat kundër grushtit të shtetit në Mianmar/ Rritet në 805 numri i viktimave

08:47, 20/05/2021

Si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj grupeve të armatosura rebele dhe protestuesve që kundërshtojnë grushtin e shtetit ushtarak në Mianmar,  numri i personave që kanë humbur jetën rritur në 805.

Raporti ditor i publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 3 të vdekur, duke rritur në të paktën 805 numrin e viktimave.

Në raport thuhet se në vend nën arrest ndodhen 4.146 persona dhe se vazhdon të ketë një urdhër arresti për 1.722 persona të tjerë.

Kundërshtarët e grushtit të shtetit djegin tankerët e naftës të ushtrisë së Mianmarit

 

Në anën tjetër, Ushtria e Pavarësisë në Kachin (KIA), një nga grupet e armatosura etnike kundër grushtit të shtetit në rajonin Shan të Mianmarit që ndodhet në kufi me Kinën, njofton se ka ndaluar dhe djegur disa tankerë që kryenin furnizimin me naftë për ushtrinë e Mianmarit.

Naw Bu, zyrtari i informimit për KIA-n ka folur për gazetën “The Irrawaddy”, ku ai u shpreh se sulmin e kanë kryer pasi kanë marrë informacionin se tankerët në fjalë po shkonin në një bazë të ushtrisë në rajon.

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

 

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco