Zyrtari i Hamasit: Presim që armëpushimi të arrihet brenda 24 ose 48 orëve

Zyrtari i Hamasit: Presim që armëpushimi të arrihet brenda 24 ose 48 orëve

08:38, 20/05/2021

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha të mërkurën se ai pret që Izraeli dhe militantët e Gazës të arrijnë armëpushim brenda një ose dy ditëve.

“Mendoj se përpjekjet e vazhdueshme rreth armëpushimit do të kenë sukses. Pres që një armëpushim të arrihet brenda një ose dy ditëve dhe armëpushimi do të jetë mbi bazën e marrëveshjes së përbashkët”, deklaroi për një televizion libanez zyrtari politik i Hamasit, Moussa Abu Marzouk.

Sipas një burimi të sigurisë në Egjipt, palët janë pajtuar në parim për armëpushim pas ndihmës së ndërmjetësve, por hollësitë e marrëveshjes ende janë duke u diskutuar në mënyrë sekrete, shkruan Reuters.

Megjithatë, i pyetur nëse armëpushimi do të fillojë të premten, ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen, tha: “Jo. Ne po shohim presion shumë të madh ndërkombëtar…do ta përfundojmë operacionin kur ne vendosim se i kemi arritur qëllimet tona.”

Që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, nga bombardimet e Izraelit janë raportuar 228 të vrarë në Gaza, ndërsa nga sulmet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë vrarë 12 persona në Izrael.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco