‘Situata është përkeqësuar’/ Parlamenti Evropian: Të pezullohen negociatat e pranimit me Turqinë

‘Situata është përkeqësuar’/ Parlamenti Evropian: Të pezullohen negociatat e pranimit me Turqinë

21:12, 19/05/2021

Parlamenti Evropian ka miratuar, me 480 vota pro, 64 kundër dhe 150 abstenime një rezolutë për pezullimin e negociatave për Turqinë, që më parë ishte miratuar me 520 vota pro , 72 kundër dhe 97 abstenime.

Në paragrafin 6 të rezolutës së PE theksohet se situata me turqinë jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar më shumë në drejtim të politikës së brendshme, institucionale dhe të jashtme.

Ndër të tjera thuhet se nëse trendi aktual negativ nuk ndryshohet urgjentisht dhe në mënyrë të vazhdueshme, Komisioni duhet të propozojë, në përputhje me kornizën negociuese nga tetori 2005, pezullimin zyrtar të negociatave të pranimit me Turqinë.

Gjithashtu kërkohet që të dy palët të rishikojnë realisht dhe përmes një dialogu të nivelit të lartë të strukturuar dhe të integruar, përshtatshmërinë e kornizës ekzistuese dhe aftësinë e saj për të funksionuar ose, nëse është e nevojshme,për të eksploruar modele të reja të mundshme për marrëdhëniet në të ardhmen .

Raportuesi Socialist Spanjoll i raportit Nacho Sanchez Amor theksoi se ky është raporti më kritik kundër Turqisë që Parlamenti Evropian ka paraqitur ndonjëherë .

Si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, Turqia nuk merr parasysh vlerat e BE, ndërsa situata atje është përkeqësuar në vitet e fundit dhe minon vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, vuri në dukje Sanchez Amor.

Raportuesi spanjoll për raportin mbi Turqinë theksoi gjithashtu nevojën për t’i dërguar një mesazh të fortë politik qeverisë turke.

“Nëse Ankara dëshiron të jetë një vend kandidat për anëtarësim, ajo duhet të ndjekë rrugën e reformave demokratike,” tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se ndërsa ishte bërë një përparim në vitet e para, për momentin pala turke nuk kishte vullnetin e nevojshëm politik, gjë që çoi në ngrirjen e negociatave të pranimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco