Spitalet në SHBA vazhdojnë të çojnë në gjykatë pacientë që nuk paguajnë dot kurimin ndaj COVID

Spitalet në SHBA vazhdojnë të çojnë në gjykatë pacientë që nuk paguajnë dot kurimin ndaj COVID

19:36, 19/05/2021

Pandemia nuk ka arritur të frenojë disa nga praktikat më agresive në sistemin e kujdesit shëndetësor të SHBA-së, ku miliona njerëz ende përballen me faturat mjekësore “katastrofike”, pavarësisht reformave në vitet e fundit.

Në fakt, vitin e kaluar, një nga zinxhirët kryesorë të spitaleve në vend ka vazhduar të dërgojë ish-pacientët e tij në gjykatë, duke kërkuar të rimbursojë shumat që në disa raste tejkaluan 100 mijë dollarë.

Sipas CNN, Sistemet Shëndetësore të Komunitetit, i cili kontrollon 84 spitale në të gjithë vendin, ka ngritur rreth 19 mijë padi kundër ish-pacientëve të tij që nga marsi i vitit 2020.

Mësohet se gjykatat kanë vendosur në favor të kompanisë, pasi ish-pacientët hoqën dorë nga mbrojtja, duke u ekspozuar ndaj rrezikut financiar në një periudhë tashmë të shënuar nga një recesion ekonomik i paparë.

Sipas CNN, kur të fitojnë proceset gjyqësore, spitalet mund t’u marrin shtëpitë ish-pacientëve për të shlyer faturat e papaguara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco