Biden promovon makinat elektrike amerikane

Biden promovon makinat elektrike amerikane

17:26, 19/05/2021

Presidenti Joe Biden, vizitoi një fabrikë të makinave elektrike në Michigan, ku promovoi planin  tij prej 174 miliardë dollarësh, për makiat elektrike, duke e vënë në kontestin e konkurrencës kundër Kinës.

Biden, i pasionuar pas makinave, provoi makinën elektrike F-150, të kompanisë “Ford”, në pistën e testimit në Michigan.

 

Para provës, presidenti vizitoi punonjësit dhe pa nga afër punën e tyre për prodhimin e makinave elektrike, i cili është automjeti i fundit elektrik që prodhuesi amerikan do të nxjerrë të mërkurën.

 

“E ardhmja e industrisë së automjeteve janë makinat elektrike.  Nuk ka kthim mbrapa.”- tha Biden.

 

Presidenti vizitoi fabrikën e “Ford” dhe argumentoi ndihmën prej 174 miliardë dollarësh në shpenzime qeveritare që ka premtuar për të përshpejtuar kalimin tek automjetet elektrike, duke përfshirë kreditë e taksave dhe stimuj të tjerë për ti nxitur amerikanët të qëndrojnë larg automjeteve konvencionale.

 

Biden po paraqet shtytjen e tij me konkurrencën me Kinën, aktualisht lider botëror në prodhimin e automjeteve elektrike, si dhe tregu më i madh dhe me rritjen më të shpejtë.

“Sot, Kina ka shkallën më të lartë të prodhimit se të gjitha vendet e tjera. Dhe ata po e përdorin këtë epërsi për të prodhuar këto bateri, jo vetëm në Kinë, por po i bëjnë ato në Gjermani dhe në Meksikë. Ata po eksportojnë makina elektrike nëpër botë, duke synuar tregun amerikan. Dhe mendojnë se do të fitojnë. Por kam diçka për t’u thënë. Nuk kanë për ta fituar këtë garë.”

 

Sipas firmës kërkimore “LMC Automotive”, kompanitë amerikane të automobilave janë në rrugën e duhur për të prodhuar 1.4 milionë makina elektrike në vit deri në vitin 2028, por Kina do të prodhojë mbi tetë milionë makina elektrike në vit deri atëherë. Një arsye përse Kina ka dominuar këtë industri është për shkak të mbështetjes së konsiderueshme të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco