Lumi i shenjtë mbushet me trupat e viktimave të Covid-19

Lumi i shenjtë mbushet me trupat e viktimave të Covid-19

09:51, 19/05/2021

Lumi i shenjtë i Indisë, Ganges, është mbushur ditët e fundit me trupa të pajetë.

Qindra kufoma janë gjetur në sipërfaqe të lumit ose të groposura në rërën e brigjeve të tij.

Vendasit që jetojnë afër lumit, në shtetin verior të Uttar Pradesh, dyshojnë se trupat janë viktima të covid-19.

Mediat vendase raportojnë se policia tërhoqi 62 kufoma nga lumi.

India ka regjistruar më shumë se 25 milionë raste dhe 275.000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, por ekspertët thonë se shifrat reale janë shumë herë më të larta se sa shifrat zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco