Shefi i OKB, thirrje për ndihmë humanitare në Gaza

Shefi i OKB, thirrje për ndihmë humanitare në Gaza

09:48, 19/05/2021

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sigurojë fonde të mjaftueshme për operacionet humanitare në Gaza.

“Ne po shohim njerëz duke vuajtur dhe dëme të mëdha në shtëpitë dhe infrastrukturën  në Gaza,” tha ai në një postim në Twitter.

Nën-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Koordinatorin e Çështjeve Humanitare, Mark Lowcock gjithashtu i ka bërë thirrje Izraelit të mos pengojë ndihmën humanitare në Gaza.

“Rrugët me Gaza duhet të hapen për hyrjen e furnizimeve thelbësore dhe humanitare, përfshirë karburantin për shërbimet themelore dhe furnizimet për të frenuar përhapjen e COVID-19,” tha ai në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco