Bruksel, Borrelli bën thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme

Bruksel, Borrelli bën thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme

09:17, 19/05/2021

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell bëri thirrje për “një fund të menjëhershëm të çdo dhune dhe zbatimin e një armëpushimi” midis izraelitëve dhe palestinezëve, pas një takimi urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Qëllimi është të mbrohen civilët dhe të lejohet hyrja e ndihmave humanitare në Gaza”, tha Borrell, duke theksuar se kjo deklaratë kishte mbështetjen e 26 prej 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, por jo të Hungarisë.

Diplomati e konsideroi “si të papranueshme numrin e lartë të viktimave civile, përfshirë gratë dhe fëmijët”.

“Ne dënojmë sulmet me raketa nga Hamas dhe grupe të tjera terroriste në territorin e Izraelit dhe mbështesim plotësisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje (…) por kjo duhet të bëhet në një mënyrë proporcionale dhe duke respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar”, shtoi ai.

Më në fund, ai tha se siguria e palestinezëve dhe izraelitëve “kërkon një zgjidhje të vërtetë politike”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco