‘Ninxha Missile’ raketa sekrete që Izraeli po përdor në konfliktin me Palestinën

‘Ninxha Missile’ raketa sekrete që Izraeli po përdor në konfliktin me Palestinën

13:22, 18/05/2021

Raketa “Ninxha Missile” që e copëton cakun me gjashtë shpata gjigante, pretendohet se është zhvilluar në mënyrë të fshehtë nga CIA.

Kjo armë e njohur si “R9X apo “flying Ginsu” nuk ka eksploziv në kokën e saj me qëllim që të minimizoj dëmet mbi civilët e pafajshëm.

Abu Khayr al-Masri, zëvendëskryetar i organizatës terroriste Al-Qaeda raportohet se ishte vrarë me një nga dronët e shumtë në shkurt të vitit 2017.

Makina e tij ishte copëtuar nga raketa “ninxha” derisa ai po udhëtonte rrugës për në Idlib në pjesën veriore të Sirisë.

Sipas “Daily mirror” qëllimi i prodhimit të kësaj arme është zvogëlimi i dëmeve të padëshiruara që shkaktohen gjatë sulmeve, pasi që raketat e zakonshme shpërthejnë dhe shkaktojnë skena të tmerrshme.

Një makinë e bombarduar në Rripin e Gazës së fundmi ka rritur dyshimet se Izraeli ka zhvilluar një lloj të re rakete, të njohur me emrin “Raketat ninxha”.

Makina shpërtheu gjatë një sulmi të forcave ajrore izraelite, për të cilin IDF u shpreh se eliminoi një operativ të lartë të Hamasit.

Ushtria izraelite nxorri një video të sulmit ajror ku tregohet sesi shpërthejnë dritaret dhe dyert e makinës, por pjesa tjetër e saj mbeti e paprekur dhe vijoi të ecte dhe për disa metra të tjerë deri sa ngeci në një rrethrrotullimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco