Vritet komandanti i Xhihadit Islamik/ Netanyahu: Do e paguajnë shtrenjtë që na sulmuan

Vritet komandanti i Xhihadit Islamik/ Netanyahu: Do e paguajnë shtrenjtë që na sulmuan

16:29, 17/05/2021

Komandanti i Xhihadit Islamik në Gaza mbeti i vrarë nga sulmi ajror izraelit, ndërsa Netanyahu zotohet se nuk do t’i jepet fund konfliktit.

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), kanë thënë se ata vranë një komandant të lartë brenda grupit militant Xhihadi Islamik në një sulm ajror. Izraeli pretendon se ai kishte qenë në atë pozitë për 15 vjet.

 

Në një postim dhe deklaratë në “Twitter” të hënën, IDF tha se Hussam Abu Harbeed, komandanti i divizionit verior të Xhihadid Islamik, ishte vrarë në një sulm ajror.

 

Deklarata thotë se Abu Harbeed dhe forcat e tij drejtonin vazhdimisht sulmet ndaj Izraelit dhe se ai ishte përgjegjës për një numër lëshimesh raketash.

 

Një nga sulmet ndodhi në ditën e parë të raundit aktual të luftimeve, duke plagosur një izraelit.

 

Izraeli pretendon se ka neutralizuar më shumë se 130 terroristë në javën e fundit, ndërsa grupet militante palestineze kishin qëlluar më shumë se 3,150 raketa në drejtim të Izraelit.

 

Të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se nuk do të kishte armëpushim në luftën e katërt kundër Gazës, duke shtuar se ai “dëshiron t’i japë një çmim të rëndë”, grupit militant Hamas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco