Shembet tribuna në një sinagogë në Izrael, 1 i vdekur e dhjetëra të lënduar

Shembet tribuna në një sinagogë në Izrael, 1 i vdekur e dhjetëra të lënduar

19:31, 16/05/2021

Një person ka vdekur dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur pas shembjes së nje tridube në një sinagogë në Giv'at Ze'ev, një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor rreth pesë km në veriperëndim të Jeruzalemit, raportuan shërbimet e urgjencës.

Pamjet amatore nga shembja e skenes, tregojnë vendin e mbushur me njerëz dhe adhurues në sallen e sinagogës, duke kërcyer së bashku me muzikë, kur ka ndodhur shembja.

Incidenti shkaktoi kaos masiv në vendin e ngjarjes, me njerëzit që thërrisnin për qetësi, ndërsa besimtarët po tentonin të largoheshin nga zona.

Policia tha se 40 persona u plagosën, nërsa shërbimet mjekësore lokale, thanë se rreth 60 njerëz po trajtoheshin, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë, ndrsa një person ka vdekur.

Pamjet nga jashtë sinagogës treguan ambulanca dhe automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco