Itali/ Bie numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Itali/ Bie numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

18:08, 16/05/2021

Autoritetet italiane të shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, përtej Adriatikut janë regjistruar 5753 raste të reja me COVID-19.

Pra, ka një rënie të lehtë të numrit të infektimeve krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regjistroi 6659 raste.

Nga krahu tjetër, raportohet se fatkeqësisht, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 93 qytetarë, shifra më e ulët kjo, sipas raportimeve në 7 muajt e fundit.

Por mediat shkruajnë se kjo shifër mund të mos tregojë asgjë, pasi dhe më 20 tetor, numri i vdekjeve ishte 89 ndërsa ditën tjetër u regjistruan 127.

Sakaq, raportohet se në të gjithë spitalet e Italisë ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv 1779 qytetarë.

Po ashtu, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 12134 persona.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco