Papa: Vërtet mendoni se do ndërtoni paqen duke shkatërruar njëri-tjetrin?

Papa: Vërtet mendoni se do ndërtoni paqen duke shkatërruar njëri-tjetrin?

14:11, 16/05/2021

Papa Françesku ka bërë sot apel që palët në Lindjen e Mesme të ndalojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës. Komentet, Ati i Shenjtë i bëri pas lutjes së të dielës në Vatikan.

“Vërtet mendojmë që mund ta ndërtojmë paqen duke shkatërruar njëri-tjetrin?” pyeti Papa.

Duke e dënuar humbjen e jetëve të pafajshme si “të tmerrshme dhe të papranueshme”, ai bëri thirrje për qetësi dhe u bëri apel palëve përgjegjëse që të ndalin “zhurmën e armëve”.

Thirrjet për t’i dhënë fund dhunës po bëhen nga zëra të ndryshëm ndërkombëtarë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas shkroi në Twitter se është “e domosdoshme” të ndalohen luftimet dhe të rinisin bisedimet për zgjedhjen e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco