Protesta në mbrojtje të tyre: Amerika e Veriut solidariozhet me palestinezët

Protesta në mbrojtje të tyre: Amerika e Veriut solidariozhet me palestinezët

14:09, 16/05/2021

Demonstruesit pro-palestinez u mblodhën të shtunën në qytete anembanë Amerikës së Veriut, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund sulmeve izraelite në Rripin e Gazës si dhunës më të rëndë në vite midis shtetit hebre dhe militantëve islamikë.

Takimet për tu solidarizuar me palestinezët u zhvilluan në qytete duke përfshirë Boston, Uashington, Montreal dhe Dearborn, Michigan.

Disa qindra njerëz dolën në zonën e Bay Ridge të Brooklyn, Neë York , duke brohoritur "Palestinë e Lirë, e Lirë" .

Ata tundnin flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta që shkruanin "Fundi i Aparteidit Izraelit" dhe "Liria për Gazën ".

Shumë protestues vishnin shalle keffiyeh bardh e zi, dhe të kuq e të bardhë, ndërsa shoferët u binin borive të makinave dhe motoçiklistët rrotullonin motorët e tyre .

Disa dhjetra oficerë policie ishin aty por protesta ishte paqësore në orët e para.

"Unë jam këtu sepse dua që një jetë palestineze të jetë e barabartë me një jetë izraelite ", tha 35-vjeçari Emraan Khan, një strateg i korporatës nga Manhattan, ndërsa valëviti një flamur palestinez.

"Kur ju keni një shtet të armatosur bërthamor dhe një shtet tjetër të fshatarëve me gurë është e qartë se kush është fajtori," shtoi ai.

Ndërkohë Presidenti Joe Biden foli veçmas të Shtunën me homologët e tij Izraelitë dhe Palestinezë, duke shprehur "shqetësimin e tij të rëndë" për gjashtë ditët e fundit të dhunës që ka lënë shumë të vdekur dhe të plagosur.

Ai shprehu "angazhimin e fortë të Uashingtonit për një zgjidhje të negociuar me dy shtete si rruga më e mirë për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez", tha Shtëpia e Bardhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco