Po bënte selfie me miqtë mbi urë, 31-vjeçari humb ekuilibrin dhe përfundon në...

Po bënte selfie me miqtë mbi urë, 31-vjeçari humb ekuilibrin dhe përfundon në...

13:30, 16/05/2021

Ai po bënte një selfie në shoqërinë e disa miqve kur humbi ekuilibrin.

I riu ra nga ura Garibaldi, në qendër të Romës, dhe përfundoi poshtë, në zonën e asfaltuar.

Ngjarja ndodhi në zonën e Trastevere.

31-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe pret t’i nënshtrohet një operacioni.

Punonjësit shëndetësorë të spitalit lajmëruan policinë. Sipas policisë, 31-vjeçari, në shoqërinë e disa miqve, ndërsa bënte një selfie me celularin e tij, humbi ekuilibrin dhe përfundoi poshtë urës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco