Apartamenti përfshihet nga flakët, macja kërcen nga kati i pestë i ndërtesës

Apartamenti përfshihet nga flakët, macja kërcen nga kati i pestë i ndërtesës

20:13, 14/05/2021

Nga Çikago vijnë pamjet që tregojnë një mace duke kërcyer nga kati i pestë i një ndërtese, në përpjekje për të shpëtuar veten nga një zjarr.

Pasi shpërtheu një zjarr në një apartament në katin e pestë të një ndërtese në Çikago, një mace e zezë u shfaq në njërën nga dritaret, e cila pa shumë hezitim u hodh në përpjekje për të shpëtuar veten.

Të pranishmit ishin të shqetësuar se ajo do të binte në mur, por për fat të mirë kjo nuk ndodhi, por macja me të katër putrat "u ul" në bar.

Macja nuk u lëndua, dhe një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve arriti të gjente pronarin e saj.

Gjithashtu asnjë banor nuk u lëndua dhe shkaku i zjarrit nuk u raportua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco