Princ Harry plas ‘bombën’ e radhës për familjen mbretërore: Duhej t’i jepja fund dhimbjes

Princ Harry plas ‘bombën’ e radhës për familjen mbretërore: Duhej t’i jepja fund dhimbjes

11:27, 14/05/2021

Intervista e bujshme e Princ Harry-t dhe Meghan Markle vijon ende të komentohet. Por Harry nuk e ka lënë me kaq.

 

Kjo pasi ai ka dhënë një tjetër intervistë për ‘Dax Shepard’, ku ka zbuluar detaje të tjera nga jeta e tij. Madje Princi ka folur edhe për arsyen se pse vendosi që të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

 

Gjatë intervistës që po komentohet shumë, Harry e ka krahasuar jetën e tij brenda pallatit mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv.

Image

Duka i Sussex tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtar i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco