Përplasjet në Lindje: Macron, thirrje palëve që të rinisin bisedimet e paqes

Përplasjet në Lindje: Macron, thirrje palëve që të rinisin bisedimet e paqes

21:35, 13/05/2021

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten, presidenti i Francës Emmanuel Macron u ka bërë thirrje palëve që të rinisin bisedimet e paqes. Macron ka shprehur shqetësimin e tij rreth dhunës që po dëshmohet ditëve të fundit në Izrael dhe në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, zyra e Macron njofton se “kthimi te qetësia dhe paqja janë përparësitë tona”.

Presidenti francez pati një bisedë telefonike rreth çështjes në fjalë më herët gjatë të enjtes me udhëheqësin palestinez Mahmoud Abbas dhe planifikon që të njëjtën gjë të bëjë edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Po ashtu, Macron bëri thirrje gjithashtu për një “rinisje vendimtare” të negociatave mes Izraelit dhe Palestinezëve për të arritur “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco