“Google” është gjobitur me 102 milionë euro nga Mbikqyrësi i Konkurrencës në Itali, për shkelje të konkurrencës përmes sistemit ‘Android’ dhe aplikacioneve në ‘Google Play’.
Autoriteti italian i Mbikqyrjes se Konkurrencës deklaroi se ¾ e italianëve përdorin smartphone me sistem operativ ‘Android’ dhe në këtë rast hasën bllokim aksesi në një aplikacion të quajtur ‘JuicePass’, që ofron shërbime për automjetet elektrike.
“Google” nuk lejoi funsjonimin e këtij aplikacioni “Android”, duke favorizuar aplikacionin e vetë të ngjashëm, “Google Maps”.
“Google nuk e ka lejuar aplikacionin JuicePass për dy vjet”, tha Mbikëqyrësi i Konkurrencës në Itali.
Përveç gjobës, ky rregullator i kërkoi “Google” edhe që të lejonte aplikacionin ‘JuicePass’ në platformën ‘Android’. Vetë kompania nuk ka reaguar lidhur me këtë penalizim.
© SYRI.net