Konflikt i ri/ Djali i Netanyahut i përgjigjet Erdogan: Ju nuk jeni vendas në Anadoll...

Konflikt i ri/ Djali i Netanyahut i përgjigjet Erdogan: Ju nuk jeni vendas në Anadoll...

18:21, 13/05/2021

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit, i’u përgjigj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, në lidhje me sulmin që ky i fundit bëri ndaj izraelit.

Në një postim në rrjete sociale, ai dha një mësim historie.

 

“Për të gjithë që më ndjekin këti, një mësim i shpejtë i historisë. Ju nuk jeni vendas në anadoll, keni ardhur nga Azia Qendrore dhe keni kryer gjenocid ndaj popullatës lokale greke të krishterë. Stambolli është në fakt Stamboll dhe ju e morët atë në mënyrë të paligjshme. Ju gjithashtu keni kryer gjenocid ndaj armenëve. Ju tani pushtoni në mënyrë të paligjshme Qipron verior, Sirinë veriore dhe Kurdistanin. Vendi juaj drejtohet nga një diktator që dëshiron të rimarrë dhe të shtypë botën arabe si në ditët e Perandorisë Osmane”- tha ai.

 

Sipas Protothema, pak më vonë, Yair u kthye me një post të ri. Këtë herë ajo u shoqërua nga një grafik i zhvillimit të Islamit në Turqi nga viti 13 pas Krishtit deri në 2010, në të cilën deklaroi se: “Turqia u themelua mbi një gjenocid të të krishterëve grekë”.

 

Ndërkohë, një përpjekje e Turqisë dhe Erdogan për t’u bashkuar me muslimanët e Lindjes së Mesme duke e vendosur Izraelin kundër tij është e njohur mirë. Këtë herë. Megjithatë, ai bëri një veprim të pamatur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco