Turma izraelite rreh dhe tërheq zvarrë një person nga makina, menduan se ishte arab

Turma izraelite rreh dhe tërheq zvarrë një person nga makina, menduan se ishte arab

16:45, 13/05/2021

Derisa sulmet me raketa vazhdojnë në mes të Izraelit dhe Gazës, rrugët e qyteteve janë mbushur me arabë dhe izraelitë. Të mërkurën vonë, një turmë e përbërë nga izraelitë rrahu dhe tërhoqi zvarrë një person nga makina e tij, duke menduar se ishte arab.

Policia arriti në vendngjarje 15 minuta pasi turma ‘kreu punën’. Viktima që u gjet nga policia ishte e mbuluar në gjak dhe e palëvizshme, shkruan Express, raporton The Guardian.

Turma besoi se viktima ishte një arab i cili i sfidoi, megjithatë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se viktima tentonte t’i largohej demonstruesve.

“Viktima është plagosur rëndë, por gjendja e tij është qëndrueshem”, tha spitali Ichilov i Tel Aviv në një deklaratë.

Diku tjetër në Bat Yam, një grup izraelitësh të veshur me të zezë thyen xhamat e një dyqani akulloresh në pronësi arabe dhe protestuesin dëgjohen duke brohoritur “Vdekje Arabeve!”.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco