'Hamas-i' publikon pamjet e dronëve - Çfarë dyshojnë ekspertët e armëve?

'Hamas-i' publikon pamjet e dronëve - Çfarë dyshojnë ekspertët e armëve?

16:16, 13/05/2021

Ndërkohë që Izraeli është duke bombarduar dhjetra godina në Gaza si kundërpërgjigje ndaj raketave mbi qytetet izraelite, “Hamasi” ka publikuar sëfundmi pamje nga lëshimi i disa dronëve në qiell.

Kjo është hera e parë që “Hamas” publikon pamje të dronëve duke e çuar reagimin ndaj Izraelit në një dimension tjetër pasi deri më tani ata kishin përdorur raketat si kundërpërgjigje ndaj hebrejve.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, organizata ka publikuar momente nga lëshimi i dronëve, për të cilët ekspertët e armëve shprehen se ngjajnë me versionin iranian “Ebabil2”.

Deri më tani nga sulmi i Hamasit me raketa dhe ato të Izraelit në Gaza raportohet se kanë vdekur rreth 80 persona, nga të cilët 12 fëmijë dhe disa gra.

Konflikti nisi pasi Izraeli kërkon largimin me forcë nga shtëpitë të disa familjeve në një prej lagjeve në Jeruzalemin Lindor, gjë për të cilën filluan protesta nga palestinezët. Policia izraelite ndërhyri për të shtypur protestat e tyre edhe ne xhaminë “Al Aksa”, gjë që shkaktoi edhe reagimin e “Hamas”. Kjo gjë solli edhe përshkallëzimin e përplasjes duke çuar në dhjetra të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco