Fotografia që po bën xhiron e botës! Besimtarët në Gaza falin Fiter Bajramit mes rrënojave të luftës

Fotografia që po bën xhiron e botës! Besimtarët në Gaza falin Fiter Bajramit mes rrënojave të luftës

15:52, 13/05/2021

Për shkak të sulmeve izraelite, të cilat u kryen edhe në ditën e parë të festës muslimane të Fitër Bajramit, namazi i Bajramit nuk u krye në xhamitë e mëdha në Rripin e Gazës.

Për shkak të sulmeve, besimtarët nuk falën namazin e Bajramit në xhamitë e mëdha. Rrugët e Gazës në mëngjesin e Bajramit ishin në gërmadha dhe heshtje.

 

Fëmijët, të cilët mezi po e prisnin këtë festë muslimane, nuk mund të vizitonin shtëpitë dhe të uronin Fitër Bajramin.

Zëdhënësi ushtarak izraelit, Avichay Adraee, tha se forcat ajrore izraelite kanë bombarduar gjithsej 650 objektiva që nga sulmi i 10 majit në Rripin e Gazës.

 

Numri i vdekjeve gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që është nën rrethim arriti në 83, pasi edhe 11 palestinezë humbën jetën në sulmet izraelite.

Grupet e rezistencës palestineze i dhanë policisë izraelite një afat për t’u tërhequr nga lagjja Sheikh Jarrah dhe kompleksi Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 të 10 majit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco