Izraeli çon përforcime në kufi me Gazan, 'Përgatiten për betejë'

Izraeli çon përforcime në kufi me Gazan, 'Përgatiten për betejë'

15:59, 13/05/2021

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka dërguar përforcime rezervë në kufirin e Gazës, në zonën ku po ndodhin konfliktet. Izraeli ka vendosur  trupa rezervë drejt kufirit të Gazës, për t'u përgatitur për çdo ndodhi  edhe për një përshkallëzim të situatës.

3,000 trupa rezervë të ushtrisë janë thirrur për tu paraqitur në kufi, thotë për  BBC një zëdhënës ushtarak.

Rezervistët gjithashtu do të forcojnë përpjekjet e policisë për të frenuar përleshjet në qytetet arabo-hebraike. Përleshje, të cilat kanë shkaktuar dhunë në rrugët e Izraelit midis hebrenjve dhe arabëve izraelitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco