Italia emëron për herët të parë një grua në krye të shërbimeve sekrete

Italia emëron për herët të parë një grua në krye të shërbimeve sekrete

15:06, 13/05/2021
Një ish-ambasadore është emëruar si gruaja e parë që drejton shërbimet sekrete të Italisë.

Kryeministri Mario Draghi njoftoi zgjedhjen e Elisabetta Belloni në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.

Departamenti mbikëqyr shërbimet e inteligjencës së huaj dhe të brendshme të vendit dhe i raporton drejtpërdrejt qeverisë italiane.

Emërimi i saj u mirëprit nga politikanët italianë, përfshirë kreun e partisë së Lidhjes, Matteo Salvini, i cili e përshkroi atë si "një grua me guxim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco