Dhuna kundër grave është bërë pandemi, thotë emisarja e OKB-së

Dhuna kundër grave është bërë pandemi, thotë emisarja e OKB-së

14:33, 13/05/2021

Një dekadë pas konventës së Stambollit, traktati i rëndësishëm që mësyn ndaljen e dhunës në baza gjinore, ende gratë po përballen me sulme në të drejtat dhe sigurinë e tyre në mbarë globin.

 

Këtë javë u shënua 10 vjetori prej që 13 shtete nënshkruan konventën, e parë si pikë kthese për të adresuar dhunën ndaj grave, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

E megjithëse deri tash 46 shtete e kanë nënshkruar traktatin, bota është mbërthyer nga pandemia e dhunës kundër grave, sipas një emisareje të OKB-së

“Pandemia e Covidit ka zbuluar se çka ka ndodhur më herët,” tha Dubravka SImonovic, raportuesja speciale e OKB-së për dhunën ndaj grave. Ajo tha që në mbar ëbotën ka pasur një rritje të madhe të thirrjeve për dhunë në shtëpi, të grave të zhdukura apo të vrara.

“Kemi një pandemi të dhunës kundër grave që e kemi adresuar si duhet në një numër të madh shtetesh,” ka thënë më tej ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco