Greqi/ Të dyshuarit e identifikuar në vrasjen brutale të 20 vjeçares, Caroline Crouch

Greqi/ Të dyshuarit e identifikuar në vrasjen brutale të 20 vjeçares, Caroline Crouch

09:35, 13/05/2021

Hajdutët që mbytën një nënë të re për vdekje para fëmijës së saj janë në shënjestër të policisë, pasi lufta e nënës trime për jetën po çon në gjetjen e këtij grupi kriminal falë AND-së.

Sulmuesit të cilët dukeshin se kishin njohuri për lëvizjet e çiftit sulmuan herët në mëngjesin e së martës në kërkim të 50.000 dollarëve dhe bizhuteritë e ruajtura në shtëpi.

Burri i viktimës, 32 vjeçari Charalambos Anagnostopulos, mbijetoi së bashku me vajzën e mitur të çiftit, Lydia - e cila u gjet duke qarë pranë trupit të nënës së saj, një skenë tronditëse që preku të gjithë ata që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Po si ndodhi ngjarja sipas mediave greke?

Ndërsa një burrë qëndronte jashtë, tre të tjerë të armatosur hynë në shtëpi, duke shkatërruar si fillim kamerën CCTV.

Policia vlerëson se pasi 3 autorët e krimit me kapuç varën qenin e familjes në kangjella, ata hynë në shtëpi në mes të dritares në bodrumin e shtëpisë dhe prej andej filloi makthi për çiftin.

Pasi lidhën 32 vjeçarin në karrige, grabitësit u drejtuan lart, ku Crouch ishte strehuar me vajzën e saj.

Tre grabitësit përfundimisht mbyten nënën për ta heshtur ndërsa ajo u lutej për jetën e fëmijës së saj.

Por tani rrjeti siç dhe duket po mbyllet për vrasësit pasi AND-ja e gjetur mund të luajë një rol jetik në çështje.

‘’Rrobat që çifti mbante veshur në atë kohë dhe mostrat nga thonjë e viktimës, e cila luftoi për jetën e saj , janë gjetur dhe tani janë ekzaminuar për materialin gjenetik që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve të krimit makabër.

Raportet nga mediat greke citojnë një burim policor që thotë se banda është identifikuar.

"Të tre grabitësit janë profesionistë. Ata kanë atë që ne e quajmë një e kaluar kriminale. Ata janë njerëz me element të fortë anti-shoqëror dhe një mungesë të plotë të emocioneve’’ është shprehur burimi.

Gjithashtu ai shtoi se pavarësisht që ata ishin të armatosur, grupi përdorën duart për të vrarë 20 vjeçaren që sipas tij ishte një veprim krejt i panevojshëm.

‘Kjo tregon qëllimin e tyre për të vrarë. Në një grabitje çështja janë paratë. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin’’ shprehet burimi.

Paratë, të cilat ishin fshehur në një kuti Monopoly, ishin të destinuara të paguanin ndërtuesit për punën në një ngastër toke që çifti kishte blerë kohët e fundit.

Krimi brutal ka tronditur Greqinë.

"Ne kemi parë disa vrasje të tjera të shëmtuara përgjatë viteve. Por kjo ishte jashtëzakonisht e egër dhe e dhunshme," tha zëdhënësi i policisë Theodoros Chronopulos.

Qeveria Greke ka lëshuar një shpërblim prej 500,000 dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e bandës përgjegjëse për atë që ministri i rendit publik, Michalis Chrisochoidis, e quajti një krim "veçanërisht të neveritshëm".

"Rrallë ndeshet me një barbaritet të tillë shoqëria rreke, madje edhe midis kriminelëve," tha Chrisochoidis.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco