Kancelari austriak nën hetime për korrupsion

Kancelari austriak nën hetime për korrupsion

19:21, 12/05/2021

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka treguar se po hetohet nga prokurorët anti-korrupsion mbi pretendimet se ka bërë deklarime false në një komision parlamentar.

Deputetët kanë hetuar pretendimet për nepotizëm, përfshirë emërimin e besnikut të partisë Thomas Schmid në krye të një ndërmarrje shtetërore të Austrisë, raporton BBC.

Mesazhet në WhatsApp në telefonin e Schmidit sugjerojnë se Kurz mund të ketë më shumë përgjigje në këtë sesa që mendohej më parë.

Kancelari Kurz ka mohuar akuzat.

Ai të mërkurën ka thënë se “është përpjekur gjithmonë” për t’i thënë komisionit të vërtetën dhe nuk do të jap dorëheqje nga pozita e kancelarit. Ai ka thënë se do të jetë i lumtur të merret në pyetje nga një gjykatës. Ai ka thënë se kreu i stafit të tij, Bernhard Bonelli, po ashtu është nën hetime.

Partitë opozitare akuzojnë Kurzun, kreun e Partisë Konservatore të Popullit (OVP), se ka gënjyer deputetët në komision.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco