‘Shi mijsh’ nga qielli Australian/ Fermerët: Kjo është murtaja më e keqe

‘Shi mijsh’ nga qielli Australian/ Fermerët: Kjo është murtaja më e keqe

16:28, 12/05/2021

Një video e filmuar në një fermë në Australi, tregon një ‘shi mijsh’ që bien në tokë nga makineritë dhe kjo është konsideruar si një ndër murtajat më të këqija ndër vite.

Fermerët e shtetit New Soth Wales, Australi, kanë lutur qeverinë për mbështetje financiare për të luftuar “katastrofën natyrore” siç e quajtën ata këtë murtajë, e cila filloi në muajin mas por tani është egërsuar më shumë.

Image

Minjtë e ngordhur e të gjallë vijnë nga leja emergjente nga autoritet lokal, për përdorimmin e minjve si studim nga Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit.

35% e fermerëve kanë harxhuar deri tani rreth 150 mijë paundë për pesticide që të largojnë minjtë nga tokat e tyre.

Image

Disa prej fermerëve thanë që shteti duhet të mbulojë gjysmën e kostos së dëmit të shkaktuar nga minjtë e përdorur si karrem studimi.

Image

Shteti është distancuar nga ky problem, duke u shprehur me shaka:

“Kemi dëgjuar se ka shumë gjarpërinj në ato toka kështu që s’mund të jetë një problem afatgjatë.”

Ndërkohë qindra-mijëra minj kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë në të mbjellat e grurit dhe misrit në Australinë Lindorë duke dalë jashtë kontrollit të atyre që i hodhën nga lart.

Ekspertë të fushës kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndikimin që mund të kenë këta minj në shëndetin e njerëzve dhe në dëmin ekonomik.

Image

Lisa Minogue, fermere e zonës, tha:

“Era është e padurueshme! Mund të heqësh nga toka të gjithë minjtë që shikon me sy, por aty ka shumë më shumë se sa sheh syri ynë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco