'Pandemia e COVID ishte e parandalueshme, po shtetet rrinin e shihnin' thotë raporti nga OBSH

'Pandemia e COVID ishte e parandalueshme, po shtetet rrinin e shihnin' thotë raporti nga OBSH

13:50, 12/05/2021

Pandemia e Covid ishte një katastrofë e parandalueshme që nuk kishte pse të kushtonte miliona jetë të humbura nëse bota do të kishte reaguar më shpejt, tha një panel i pavarur i nivelit të lartë, i cili dënoi udhëheqësit e botës dhe bëri thirrje për ndryshime të mëdha për t’i dhënë asaj fund dhe për të siguruar që nuk mund të ndodhë përsëri.

Raporti i panelit, i kryesuar nga Helen Clark, ish-kryeministre e Zelandës së Re dhe Ellen Johnson Sirleaf, ish-presidente e Liberisë, gjeti "lidhje të dobëta në çdo pikë të zinxhirit".

Ai thotë që përgatitja ishte jokonsistente dhe e pafinancuar, sistemi i alarmit shumë i ngadaltë dhe shumë i butë ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e pafuqishme. Ai doli në përfundimin se reagimi i ka përkeqësuar pabarazitë. "Udhëheqja politike globale mungoi," thotë raporti.

Clark e përshkroi shkurtin e vitit 2020 si "një muaj të mundësive të humbura për të shmangur një pandemi, pasi shumë vende zgjodhën të prisnin dhe të shihnin".

"Për disa, vetëm kur shtretërit e ICU-së në spital filluan të mbusheshi nisën të vepronin", tha ajo. “Dhe deri atëherë ishte tepër vonë për të shmangur ndikimin pandemik. Ajo që pasoi atëherë ishte që fituesi i  mori të gjitha pajisjet mbrojtëse dhe terapitë. Në nivel global, punëtorët shëndetësorë u testuan në kufijtë e tyre dhe niveli i infeksionit, sëmundjes dhe vdekjes u rrit dhe vazhdon të rritet. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco