Talibanët pushtojnë një zonë të rëndësishme rreth Kabulit

Talibanët pushtojnë një zonë të rëndësishme rreth Kabulit

13:08, 12/05/2021

Talibanët kanë marrë kontrollin e një rrethi pranë kryeqytetit Afganistan, Kabul, një ditë para se të fillojë një armëpushim tre-ditor.

Militantët konfirmuan të martën se ata kishin kapur rrethin Nerkh në provincën Ëardak në një "sulm të papritur".

Nerkh është rrethi i dytë brenda një jave që bie në dorë të Talibanëve.

Afganistani po sheh dhunë në rritje ndërsa SHBA dhe NATO përgatiten të tërheqin trupat e mbetura deri në 11 Shtator.

"Qendra e rrethit të Nerkh në provincën Maidan Wardak, selia e policisë, departamenti i inteligjencës dhe një bazë e madhe e ushtrisë atje u kapën të gjithë," tha zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid në Twitter.

Ai shtoi se "shumë ushtarë armik" ishin vrarë ose plagosur.

Abdul Rahman Tariq, guvernator i krahinës, konfirmoi se rrethi ishte kapur dhe tha se trupat afgane "ishin tërhequr taktikisht nga rrethi".

Ministria e mbrojtjes tha të mërkurën se do të niste një ofensivë për të fituar përsëri rrethin.

Kapja e Nerkh vjen pasi militantët morën kontrollin e rrethit Borka në provincën veriore të Baghlan më 5 maj.

Një armëpushim tre-ditor, që përkon me festivalin mysliman Eid, është vendosur të fillojë të enjten

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco