Athinë - Pamjet që të thyeejnë zemrën tregojnë një mami të re duke luajtur me foshnjën e saj disa javë para se ajo të mbytej për vdekje para fëmijës nga grabitësit.
Një bandë burrash të armatosur e torturuan 20-vjeçaren Caroline Crouch të martën në mëngjes duke e detyruar atë të zbulonte se ku mbaheshin 30,000 paund dhe bizhuteri në shtëpinë e saj në Athinë.
Burri i saj Charalambos Anagnostopulos, 32 vjeç, një pilot helikopteri, mbijetoi pasi ai u lidh në një karrige dhe iu zunë sytë me shirit ngjitës në shtëpinë në periferi të Glyka Nera të qytetit.
Në videon e saj të fundit në Instagram, Caroline shihet duke mbajtur dhe puthur vajzën e saj të vogël në plazh.
Javë më vonë, tre grabitës hynë me forcë në shtëpinë dykatëshe të familjes në 4.30 të mëngjesit pasi thyen një kamera regjistruese CCTV dhe e varën qenin e familjes nga zinxhiri i vet.
Sipas faqes së lajmeve Ta Nea, një kriminel i katërt vëzhgonte jashtë shtëpisë ndërsa tre të tjerët gjetën çiftin duke fjetur me fëmijën e tyre në një dhomë gjumi në papafingo.
Grabitësit thuhet se mbajtën një armë në kokën e vajzës 11-muajshe në një përpjekje të fëlliqur për të bërë nënën të zbulonte se ku mbaheshin paratë.
Caroline u lidh në shtrat duke përdorur një bluzë dhe u mbyt për vdekje nga banda e shthurur për të ndaluar bërtitjet e saj për foshnjën.
Disa raporte kontradiktore thonë se burri Charalambos u gjet duke fjetur në një dhomë tjetër nga vrasësit.
Sipas The Times, i cili foli me një oficer të lartë të policisë, piloti u përpoq të luftonte me bandën përpara se të lidhej me një karrige.
Sapo njerëzit e armatosur u larguan, Charalambos arriti të lirohej për të gjetur vajzën e tij të vogël duke qarë pranë trupit të pajetë të nënës së saj, thonë raportet.
Një hetues tha: "Gruaja duket se është mbytur nga grabitësit në përpjekjen që bënë për të gjetur bizhuteritë dhe paratë që çifti mund të ketë pasur në shtëpinë e tyre.
"Ne jemi duke pritur për raportin e mjekut ligjor për të vërtetuar nëse kishte ndonjë lloj sulmi tjetër."
Faqja lokale Proto Thema raporton se burri i dëshpëruar i tha policisë për momentin kur u sulmua nga tre burrat.
Ai tha: "Ishte më pak se pesë. Unë pashë tre burra me kapuç. Njëri ishte i gjatë. Ata bërtitën dhe kërcënuan me një greqishte jo të pastër.
"Ata më lidhën në një karrige dhe pastaj shkuan tek gruaja ime."
I njëjti raport citon pilotin të ketë thënë policisë se ai ishte duke fjetur në katin e poshtëm gjatë ndërhyrjes. "Kur arrita të lirohem i lirë, nxitova lart në papafingo për të gjetur gruan time në dysheme me fytyrë poshtë, dhe foshnjën pranë saj duke qarë," thuhet se u tha ai policëve.
Charalambos thirri policinë rreth orës 6 të mëngjesit.
Qeveria Greke ka lëshuar një shpërblim prej 258,000 paund për informacionin që çon në arrestimin e burrave, raporton The Dawn.
Policia tha se duket se grabitësit ishin me përvojë dhe ka të ngjarë e ndiqnin çiftin prej kohësh para bastisjes.
Gangsterët thuhet se hynë në shtëpi përmes një dritareje në bodrum para se të vrisnin qenin e familjes në katin e parë.
Kur ata u larguan nga shtëpia, ata e lanë qenin e ngordhur të varur në një gardh jashtë shtëpisë.
Oficerët po kontrollojnë kamerat për të parë se si banda u largua dhe nëse ishin në zonë para bastisjes.
Zëdhënësi i policisë Theodoros Kronopulos e përshkroi vrasjen si një "krim të rëndë, të kryer me egërsi ekstreme". Ai shtoi: "Ne kemi parë disa vrasje të tjera të shëmtuara gjatë gjithë viteve. Por kjo ishte jashtëzakonisht e egër dhe e dhunshme."
Gruaja e vrarë ka lindur në Greqi, por kishte një pasaportë britanike, tha policia. Znj. Crouch ishte studente në Universitetin e Pireut dhe në llogarinë e burrit të saj në Instagram çifti është fotografuar duke buzëqeshur me foshnjën. Grekët janë mësuar me vrasje gangsterësh, përfundon The Sun, por mbytja e gruas përpara fëmijës së saj ka shkaktuar në tronditje në vend.
© SYRI.net