Dhuna që ka përfshirë Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit është përhapur edhe në botë dhe kryesisht në SHBA dhe në Angli.
Mbështetësit izraelitë dhe palestinezë u përleshën në Nju-Jork të martën në mbrëmje mes përshkallëzimit të dhunës jashtë vendit midis dy armiqve, që ka lënë të paktën 38 persona të vdekur në Lindjen e Mesme.
Pamjet jashtë konsullatës izraelite në Manhattan tregonin protestuesit që përleshen, ndërsa policia përpiqej të mbante të dy grupet e ndara. Punonjësit e konsullatës u dërguan në shtëpi më herët gjatë ditës për shkak të frikës dhe pasigurisë.
Protestat u zhvilluan edhe në Uashington DC dhe Los Angeles, ndërsa dhuna midis Izraelit dhe Hamasit u përshkallëzua brenda natës. Protesta të tjera të ngjashme priten edhe gjatë ditës së sotme në të gjithë SHBA-në.
Shtëpia e Bardhë tha të martën se Izraeli kishte një të drejtë legjitime të mbrohej nga sulmet me raketa, por ushtroi presion mbi Izraelin për trajtimin e palestinezëve, duke thënë se Jerusalemi duhet të jetë një vend i bashkëjetesës.
Ish-presidenti Donald Trump tha në faqen e tij të internetit se Amerika “gjithmonë do të mbështesë fuqimisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, ndërsa kritikoi presidentin Joe Biden për krizën në rritje.
Po kështu protestuesit pro Palestinës dhe pro Izraelit janë përplasur me njëri-tjetrin dhe policinë në Londër. Aktivistët që tundnin flamuj, parulla dhe pankarta dolën në rrugët e kryeqytetit anglez, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.
Tensionet u ndezën kur policia u përpoq të shoqërojë një grup të vogël të kundër protestuesve proizraelitë.
Dhuna shpërtheu dje në Londër ndërsa protestuesit propalestinezë u përleshën me policinë gjatë një demonstrate kundër konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të diskutuar krizën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.
Kjo është ofensiva më e rëndë midis Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2014 dhe nxiti shqetësimin ndërkombëtar.
© SYRI.net