Konflikti Palestino-Izraelit transferohet edhe ne Gjermani, digjen gjatë natës dy sinagoga

Konflikti Palestino-Izraelit transferohet edhe ne Gjermani, digjen gjatë natës dy sinagoga

09:36, 12/05/2021

Berlin - Tensionet nga Lindja e Mesme u përhapën në Gjermani, ku ndodhën sulmet ndaj dy sinagogave.

Në Bon natën e kaluar, disa të rinj hodhën gurë në sinagogë. Policia gjeti gjithashtu tre letra me mbishkrime arabe në vend, dhe ata gjetën një flamur izraelit në trotuar, i cili u dogj.

Tre burra të moshës 20 dhe 24 vjeç u ndaluan nga policia gjermane.

Në Münster, policia po kryen një hetim pas djegies së flamurit izraelit.

Një grup prej rreth 15 personash i vunë flakën flamurit izraelit përpara një sinagogë në këtë qytet gjerman.

Dëshmitarët e këtij akti thirrën policinë, e cila arrestoi 13 persona kundër të cilëve do të ngrihen akuza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco