Konflikti izraelito-palestinez, reagon Trump: Kur isha unë na thirrën presidenca e paqes, tani me Biden bota është…

Konflikti izraelito-palestinez, reagon Trump: Kur isha unë na thirrën presidenca e paqes, tani me Biden bota është…

08:36, 12/05/2021

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump foli të martën mbrëma për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, duke thënë se paqja mbretëroi në zonë gjatë mandatit të tij, pasi armiqtë e Izraelit e dinin që Shtetet e Bashkuara qëndronin fort pranë atij vendi.

“Ndërsa isha në Shtëpinë e Bardhë, ata na thirrën presidencën e paqes, pasi ishte e qartë për armiqtë e Izraelit se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me shtetin hebre dhe se në rast të një sulmi ndaj Izraelit, hakmarrja e shpejtë do të ndiqni.

Tani që Biden është president, bota është më e paqëndrueshme dhe ka më shumë dhunë pasi Biden tregoi dobësi dhe mungesë mbështetjeje për Izraelin, gjë që çoi në sulme të reja ndaj aleatëve tanë”, tha Trump, raporton Jerusalem Post.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco